Zgjedhjet për Asamblenë franceze/ Pjesëmarrje masive, më e madhja në dekada

Zgjedhjet për Asamblenë franceze/ Pjesëmarrje masive, më e madhja në dekada

Foto ilustruese

FRANCË- Pjesëmarrja në votimet e sotme për Asamblenë Kombëtare mund të jetë ndër më të mëdhatë në historinë e Francës. Kjo bazuar në shifrat e publikuara nga Ministria e Brendshme. Deri në orën 17:00 të pasdites, pjesëmarrja në votime ishte 59.39%, shumë herë më e lartë se në zgjedhjet e mëparshme të mbajtura për Asamblenë. 
Në vitin 2022 pjesëmarrja përkatëse ishte 39,42%, ndërsa në vitin 2017 ishte 40,75%. Firma e sondazheve Ipsos tha se pjesëmarrja pritej të arrinte në 67.5%.
Madje, ritmi duket se po përshpejtohej pasdite pasi deri në orën 12.00 të mesditës, votën e kishin hedhur vetëm 25.9%, kështu që pjesa tjetër duket se ka zgjedhur që të shkojë për të votuar pas mesditës. Megjithatë të gjithë do të kenë kohë për të shprehur vullnetin e tyre deri në orën 20.00./ZËRI
Burimi