Zgjedhjet në Kosovë/ Vuçiç: Serbët të votojnë, garanci që Kurti nuk do t’i dëbojë

Zgjedhjet në Kosovë/ Vuçiç: Serbët të votojnë, garanci që Kurti nuk do t’i dëbojë

Aleksandër Vuçiç

SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë në zgjedhjet që po mbahen sot. Vuçiç gjithashtu u bëri thirrje serbëve të votojnë Listën Serbe, sepse sipas tij është e vetmja garanci që Albin Kurti nuk do t’i dëbojë.
“Po shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjithë serbëve nga Kosova që të votojnë, që të mos jetë e vështirë për ta. Dhe për të votuar për Listën Serbe, sepse Lista Serbe është garancia e vetme që Kurti nuk do t’i dëbojë serbët nga Kosova,” tha Vuçiç.
Zgjedhjet e përgjithshme mbahen edhe në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe. Kjo është hera e parë që ata u rikthehen kutive të votimit prej vitit 2022, kur Lista Serbe partia më e madhe e serbëve në Kosovë ishte tërhequr nga institucionet e Kosovës dhe u kishte bërë thirrje serbëve që t’i bojkotonin proceset e ardhshme zgjedhore. 
Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë. Pas përfundimit të procesit të votimit, në 941 qendra të votimit, do të nisë numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike, gjë që mundëson publikimin e shpejtë të rezultateve paraprake./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente