![Zgjedhjet në Kosovë/ LDK shpall fitoren: Abdixhiku do të jetë kryeministër](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/02/zgjedhjet-ne-kosove-ldk-shpall-fitoren-abdixhiku-do-te-jete-kryeminister_67a909b391bcd.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Zgjedhjet në Kosovë/ LDK shpall fitoren: Abdixhiku do të jetë kryeministër
Besian Mustafa
PRISHTINË- Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, në një konferencë për media, pas mbylljes së qendrave të vendvotimit ka deklaruar se forca politike që ai përfaqëson do të dalë e dyta pas LVV. Sipas tij, edhe pse rezultatet finale të numërimit të votave ende nuk kanë dalë, LDK-ja ka së paku dyfishim nga rezultati i zgjedhjeve të kaluara. Por edhe pse shpall fitoren dhe Lumnir Abdixhikun si kryeministër, nuk e zbulon se me kë kanë ndërmend që të krijojnë koalicion.
“Të dhënat preliminare që na vijnë nga komisionerët tonë në terren tregojnë që ato përkojnë me të dhënat që i kemi publikuar nga EXIT POLL-i i LDK-së, ku rezulton që LVV ka 34 për qind, LDK 24 për qind, PDK 22 për qind. Pa llogaritur votat që vijnë nga diaspora, ku ne presim një rezultat të shkëlqyeshëm që rrit rezultatin së paku 2 deri në 3 pikë të përqindjes. Absolutisht i bindur që Abdixhiku do të jetë kryeministër i Kosovës. Deri tani nuk kemi asnjë informacion për të thënë të kundërtën falenderoj të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë proces demokratike,”- ka shtuar ai.
Pas 12 orëve votime, mbyllen zgjedhjet në Kosovë. Tashmë ka nisur procesi i numërimit, ndërsa KQZ bën me dije se rezultatet e para zyrtare të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë priten pas orës 21:00. “Exit poll-et” parashikojnë një fitore të LVV, por nuk krijon dot qeveri. Në garë ishin 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë./ZËRI
Burimi