Zgjedhjet në Himarë/ Celibashi: Nuk ka asnjë pengesë, palët do të marrin pjesë në proces

Zgjedhjet në Himarë/ Celibashi: Nuk ka asnjë pengesë, palët do të marrin pjesë në proces

ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi këtë të enjte se nuk ka asnjë pengesë që zgjedhjet e pjesshme lokale në Bashkinë e Himarës të mos zhvillohen. Gjatë mbledhjes së KQZ-së, Celibashi u shpreh se bllokimi i projektvendimit për afatet për zgjedhjet vendore në qytetin Himarës nuk përbën pengesë pasi palët do të marrin pjesë në proces, pasi dhe opozita një ditë më parë bëri publik emrin e kandidatit të saj. Po ashtu, Celibashi iu përgjigj dhe akuzave të opozitës në lidhje me heqjen e mandatit të kryebashkiakut Fredi Belerit.
Ilirjan Celibashi: Procesi përgatitor ka interes për të gjitha palët politike të themi pro ky është thjesht një perceptim. Kam gjithë bindjen për drejtësinë e asaj vendimarrje dhe bazueshmërinë e asaj vendimarrje. Nga çdo pikëpamje dhe e pavend nga ana e komisionerit shtetëror për të dhënë këshilla për presidentin për kopetenca që presidenti prezumohet ka gjithë lirinë për t’i ushtruar ashtu sikurse ai dëshiron t’i ushtrojë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të premten që ti hiqte përfundimisht mandatin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Belerit. Vendimi u dha dhe në prani të këtij të fundit, i cili u shoqërua në ambientet e KQZ me policë. Pas vendimit të marrë nga KQZ, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht si ditën ku do të mbahen zgjedhjet e reja. Fredi Beleri u arrestua më 12 Maj, dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 Majit dhe akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për blerje votash. Ndërkohë Gjykata e Posaçme e Apelit e ka dënuar Belerin me 2 vjet burg.  ZËRI mëson se pas negociatave mes PBDNJ dhe Partisë Demokratike është rënë dakord që opozita të garojë për Bashkinë Himarë me emrin e biznesmenit shqiptaro-amerikan, Petro Gjikuria. Pavarësisht se prej ditësh ishte përfolur emri i Petro Belerit, djali i Afred Belerit për të qenë kandidat, dy forcat politike nuk kanë rënë dakord për të qenë ai kandidati për Himarën./ZËRI 
Burimi