Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë/ KQZ cakton një monitorues për 36 qendrat e votimit

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë/ KQZ cakton një monitorues për 36 qendrat e votimit

Bashkia Himarë

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar këtë të hënë një monitorues për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 4 gusht në Bashkinë e Himarës. Kjo bashki ka 36 qendra votimi. Kjo u bë me dije nga Kryekomisioneri i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në mbledhjen e zhvilluar sot.
“Ideja është për të pasur një monitorues, për të caktuar një monitorues për fushatën e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar të Bashkisë Himarë, data 4 gusht 2024. Vendosim sipas këtij propozimi”, tha Celbashi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të premten e 12 Korrikut që ti hiqte përfundimisht mandatin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Belerit. Vendimi u dha dhe në prani të këtij të fundit, i cili u shoqërua në ambientet e KQZ me policë. Pas vendimit të marrë nga KQZ, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht si ditën ku do të mbahen zgjedhjet e reja. Fredi Beleri u arrestua më 12 Maj, dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 Majit dhe akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për blerje votash. Ndërkohë Gjykata e Posaçme e Apelit e ka dënuar Belerin me 2 vjet burg.  ZËRI mëson se pas negociatave mes PBDNJ dhe Partisë Demokratike është rënë dakord që opozita të garojë për Bashkinë Himarë me emrin e biznesmenit shqiptaro-amerikan, Petro Gjikuria. Pavarësisht se prej ditësh ishte përfolur emri i Petro Belerit, djali i Afred Belerit për të qenë kandidat, dy forcat politike nuk kanë rënë dakord për të qenë ai kandidati për Himarën./ZËRI
Burimi