Zgjedhjet dhe vota e diasporës! Celibashi i papërgatitur për fletëvotimin: Nuk e di si do ia bëjmë

Zgjedhjet dhe vota e diasporës! Celibashi i papërgatitur për fletëvotimin: Nuk e di si do ia bëjmë

Ilirjan Celibashi

TIRANË-Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka mbajtur një konferencë me gazetarët, pas përfundimit të shqyrimit të kërkesave nga votuesit jashtë territorit shqiptar. Janë 245, 975 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që janë regjistruar për të pasur mundësinë të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.
Ai ka sqaruar se aplikimi i parë ka ardhur nga një shtetas nga Gjermani 11 janar 00:08 pas mesnate nga nisja e procesit. Ndërsa aplikimi nga shtetasi me moshën më të madhe ka ardhur nga Gjermania dhe ishte 98 vjeç, i ditëlindjes 1927. Sa i përket 48 mijë kërkesave të refuzuara, kreu i KQZ u shpreh se të gjithë ata që u është refuzuar kërkesa nga KQZ mund të ankohen në gjykatën e Tiranës jo më vonë se data 11 prill. Nga momenti i refuziumit deri më 11 prill mund të paraqesin ankesë një platformë online.
“Në këtë periudhë nga 9-12 mars vetëm ata që janë regjistruar kanë të drejtë të kërkojnë të bëjnë ndryshime që lidhen me adresën dhe vetëm me adresën. Dy ditëshi është për ata që janë të regjistruar dhe u është miratuar, ata që kanë marrë refuzim nuk mund të bëhet asgjë dhe kjo është e qartë si në kodin zgjedhor ashtu edhe në akte. Të gjithë ata që u është refuzuar kërkesa nga KQZ mund të ankohen në gjykatën e Tiranës jo më vonë se data 11 prill. Nga momenti i refuziumit deri më 11 prill mund të paraqesin ankesë një platformë online. Kosto e shtuar e votimit nga jashtë është rreth diku 7.5 mln euro, është shtuar proporcionalisht numri I votuesve nga jashtë nga ajo që kemi parashikuar 100 mijë. Nuk mund të asistohet votuesi gjatë momentit të votimit. Edhe në rastin e votimit brenda vendit është e ndaluar. Nëse ndodh është vepër penale. Nuk mund të asistohet nga të tretë,”-tha Celibashi.
Faza e dërgimit të fletës së votimit 
Celibashi tha se nga datat 8-16 prill do u niset zarfi emigrantëve, që do jetë falas si dërgimi dhe kthimi i postës.
“Do të shohim si shkon procesi i regjistrimit e miratimit të listave shumëemërore. Nëse ky proces shkon normalisht ne midis fundit të javës së parë të prillit dhe javën e dytë të prillit do të dërgojmë fletët e votimit dhe dokumentacionin zgjedhor për votuesit nga jashtë. Pra synojmë që mes datës 8- 11 prill të përfundojmë procesin e dërgimit të fletëve të votimit nga jashtë. Në këtë mënyrë votuesit kanë kohë për të plotësuar dhe kthyer mbrapsht në KQZ. Deri në fund të javës tjetër do të kemi përfunduar procedurat që lidhen me operatorin e shërbimit postar. Do të përzgjedhim një prej operatorëve të njohur ndërkombëtarë e do të kërkojmë që dërgimi dhe kthimi i fletës së votimit të jetë ekspres dhe I gjurmueshëm. Kemi pasur kontakte me të gjithë pas përjashtim, dhe postën shqiptare për të kuptuar nga pikëpamja teknike si funksionon. Do të ftojmë ato brenda ndërkombëtare që janë të mirënjohura për shërbimin postar e do të përjashtojmë Postën shqiptare, se vetë ligji e ka përjashtuar,’-tha kreu i KQZ.
Fleta e votimit
Ilirjan Celibashi tha se fleta është shumë e madhe dhe nuk janë të përgatitur se çfarë masash do të marrin nëse 25 subjektet e regjistruara do sjellin emrat e kandidatëve. Përmasa e madhe e fletës së votimit shkakton edhe probleme edhe për dërgimin e saj me postë tek të gjithë emigrantët që janë regjistruar për të votuar. Pagesa për votën e diasporës do të mbulohet nga buxheti i shtetit me një kosto 50 euro vajtje-ardhje.
‘Fleta siç e kemi prezantuar është shumë e madhe. Vështirësi për organizimin dhe menaxhimin. Nuk di të them si do t’ia bëjmë nëse të 25 subjektet ia dalin të sjellin kandidatë. Nuk jemi përgatitur për këtë skenar”, tha Celibashi.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente