Zgjedhjet 2025/ OSBE: Shqetësim, shitblerja e votës. Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
pamje nga mbledhja
TIRANË-Pesë muaj përpara zgjedhjeve presidenciale të 11 majit 2025, OSBE ka listuar problematikat që duhen evituar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizuan sot tryezën e diskutimit teknik “Zgjedhjet 2025: Përmirësimi i Fshehtësisë së Votimit dhe Parandalimi i Frikësimit të Votuesve – Sfida dhe Mundësi”.
Ambasadori i OSBE Michel Tarran gjatë fjalës së tij vendosi theksin tek marrja e masave, me qëllim integritetin e zgjedhjeve të 11 Majit. Sipas tij, fshehtësia e votimit, përbën një nga angazhimet kyçe të shteteve pjesëmarrëse të OSBE sipas dokumentit të Kopenhagen. Tarran theksoi se, procesi demokratik minohet për shkak të krijimit të një mjedisi aspak miqësor për votuesit
“Fshehtësia e votimit, ky parim përbën një nga angazhimet kyçe të shteteve pjesëmarrëse të OSBE sipas dokumentit të Kopenhagen. Nga rëndësia që çdo qytetar të shprehë lirisht zgjedhjen e tij pa frikë nga shtrëngimi apo hakmarrja, mbetet thelbësor për integritetin e zgjedhjeve dhe ligjshmërinë e institucioneve që dalin prej tyre. Fshehtësia e votimit, konsiderohet një nga aspektet e rëndësishme të lirisë së zgjedhësve se siguron mbrojtjen e tyre nga presionet që mund të përballen nëse të tjerët mësojnë si kanë votuar. Fshehtësia duhet zbatuar për gjithë procedurën, kryesisht për hedhjen dhe numërimin e votave. Trajtimi i mënyrave për eliminimin e kontrollit të votuesve. Presioni i dekurajon zgjedhësit të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar lirisht dhe pa frikë. Përvojat e fundit dhe raportet e OSBE/ODIHR kanë treguar se ruajtja e fshehtësisë së votimit në Shqipëri has sfida. Raportet vënë në dukje se proceset ndikohen negativisht nga problemet teknike dhe procedurale për votimet në grup, tensionet, presionet ndaj zgjedhësve brenda dhe jashtë QV”, deklaroi ambasadori.
Nga ana tjetër kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se partitë janë të ndara në këtë aspekt dhe duhet të pranojnë problemin.
“Partitë janë të ndara në këtë aspekt, ndaj është e vështirë të kuptohet realisht sa është ky problem, por për sa kohë kemi pranuar arbitër në monitorim, do të duhet të pranojmë gjetjet e tyre se kemi një problem në këtë aspekt”, tha Celibashi.
Zgjedhjet parlamentare të ardhshme, do të zhvillohen më 11 maj 2025. Data e zgjedhjeve u dekretua nga presidenti Bajram Begaj më (5 dhjetor 2024)./ZËRI
Burimi