Zgjedhjet 2025, Meta tregohet ‘modest’ nga Shkodra, zbulon objektivin e PL-së në këtë qark
ILIR META
SHKODËR- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka qenë këtë të shtunë në qytetin e Shkodrës për t’u takuar me mbështetësit e tij, në kuadër të riorganizimit të kësaj force politike.
Përmes një video të shpërndarë prej tij në Facebook, teksa në krah ndodhet ekipi i tij, Meta shprehet se objektivat janë shumë të qarta për këtë qytet.
Sipas tij, një deputet nevojitet të jetë i pranishëm në Shkodër, e gjithashtu një tjetër duhet të jetë me origjinë nga ky qytet në qarkun e Tiranës.
Meta e përmbyll videon duke ndarë mesazhin se “Shkodra do të jetë në krye të përballjes me narkoshtetin!”.
“Përshëndetje nga Shkodra, me ekipin e mrekullueshëm, që po merret me riorganizimin e Partisë së Lirisë, në të gjithë këtë qark.
Objektivat janë të qartë, të paktën një deputet në qarkun e Shkodrës, dhe të paktën një deputet nga qarku i Shkodrës në qarkun e Tiranës.
Shkodra do të jetë në krye të përballjes me narkoshtetin!”, u shpreh Meta në videon e publikuar prej tij.
Burimi