Zgjedhja e anëtarëve/ Bardhi: Mazhoranca po kap KLGJ-në dhe KLP-në! Procesi antikushtetues
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar këtë të martë mazhorancën se po tenton të “kapë” anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP dhe anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Nënkomisionit “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë që përfaqësojnë shoqërinë civile”, Bardhi tha se ka kandidatë që ka vendim gjyqësor për t’u përfshirë në garë, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj i ka skualifikuar. Sipas tij, ky është një proces absurd dhe antikushtetues.
Gazment Bardhi: Edhe në këtë proces është vërejtur një procedurë që nuk bazohet në ligj me qëllim përcaktimin e anëtarëve. Absurdi shkon aty sa e bën të pamundur aplikimin e procedurës kushtetuese që është hedhja e shortit, duke lënë nga një kandidat në garë. Janë skualifikuar kandidat mbi pretendime absurde. Përshembull ka kandidatë që ka vendim gjyqësor për t’u përfshirë në garë, Sekretari i Përgjithshëm i ka skualifikuar. Për ne procesi është absurd dhe antikushtetues./ZËRI
Burimi