“Wizz Air” nuk ‘vë mend’, kompania shet bileta më shumë se kapaciteti, avioni mbahet “peng” prej 2 orësh në Rinas
Foto ilustruese
TIRANË- Sërish probleme me “Wizz Air”! Udhëtarët raportojnë për një problem që kanë hasur me linjën Tiranë-Rimini. Qytetari, i cili nëpërmjet një videoje ka denoncuar për “JOQ” se kanë për më shumë se një orë për t’u nisur pasi një biletë ishte shitur më shumë se kapaciteti i avionit.
Incidenti ndodhi sot rreth orës 11:40, kur avioni ishte gati për nisje, por u pezullua pasi një pasagjere shtesë ndodhej në bord. Ekuipazhi thërriti policinë për të ndërhyrë, por ajo refuzoi të zbresë, pasi pretendonte se do të humbiste punën për shkak të gabimit të kompanisë ajrore. Gjithashtu, edhe policia u largua pas nuk mund të zgjidhte gjë. Pas një kohe të gjatë, ishte një zotëri, ai i cili pranoi të zbresë nga avioni, pasi situata u qetësua, avioni u nis.
“Kemi 1 ore qe kemi hipur ne avion ëizz air ka shitur 1 bilete me shume erdhi policia dhe nuk kane arsye ta zbresin nga avioni ne jemi bllokuar ketu se dime cfare te bejmex Policia nuk po zgjidh asgje sepse zonja ka te drejte ajo humb punen per gabimin e ktyre. Fluturimi tiran-rimini Overbooked Hyp policia per te zbrazur pasegjeren e fundit qe ka hypur. Qe ne 11:40. Me ne fund nje zoteri po zbret tani po pergatiten per tu nisur. Njerezit u qetesuan”, denoncon pasagjeri.
Mbishitja e biletave nga kompanitë ajrore shpesh krijon problematika dhe tensione të shumta mes stafit dhe pasagjerëve. /ZËRI
Burimi