Wizz Air “binjakëzohet” me urbanët e Unazës, lë në rrugë me orë të tëra pasagjerët: Ejani nesër

Wizz Air “binjakëzohet” me urbanët e Unazës, lë në rrugë me orë të tëra pasagjerët: Ejani nesër

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- “Wizz Air” nuk i ndal ‘surprizat, ku këtë herë nuk bëhet fjalë për vonesa disa orëshe. Pasagjerët përveçse janë detyruar të presin me orë të tëra, si përfundim janë kthyer mbrapsht. Në denoncimin e radhës për ZËRI-n, pasagjerët tregojnë se avioni duhej të ishte nisur në orën 07.30, por nuk u nis kurrë.
Kompania “Wizz Air” i la në pritje gjatë gjithë ditës deri në mbrëmje dhe në një njoftim të dhënë së fundmi, vetëm iu ka treguar ‘derën’ dhe ka lajmëruar pasagjerët që fluturimi do të bëhet nesër.
“Nesër në mëngjes hajdeni,”- ky ishte komunikimi që kompania kishte për pasagjerët, të cilët gjatë gjithë ditës ishin në pritje. 
Kompania Wizz Air, e cila është një prej kompanive low cost që operon në Shqipëri, është një prej më të kritikuarave nga ana e udhëtarëve, për shkak të vonesave të shumta me fluturimet nga linja të ndryshme./ZËRI
Burimi