Vritet 43-vjeçari shqiptar në Bruksel pas sherrit për një vend parkimi

Vritet 43-vjeçari shqiptar në Bruksel pas sherrit për një vend parkimi

Viktima, foto e publikuar nga mediat belge

BRUKSEL-  Një shqiptar, babai i tre fëmijëve, është vrarë në Bruksel pas një konflikti me një fqinj italian për një vend parkimi. Ngjarja ndodhi të dielën mbrëma (25 gusht) në Machelen, një komunë periferike e Brukselit, kur fqinji 61-vjeçar qëlloi mbi 43-vjeçarin shqiptar dhe kushëririn e tij 19-vjeçar. Shqiptari i identifikuar si Shpëtim.A ndërroi jetë, ndërsa kushëriri i tij mbeti i plagosur rëndë.

Autori i dyshuar u arratis pas të shtënave, por u arrestua më vonë nga policia belge. Konflikti mes fqinjëve kishte vazhduar për një kohë të gjatë dhe, sipas dëshmive, mbrëmjen e ngjarjes kishte një festë ditëlindjeje në shtëpinë e viktimës, që mendohet se përshkallëzoi situatën.
Banorët e lagjes janë tronditur nga ngjarja dhe e kanë përshkruar atë si një akt tronditës. Policia belge po heton rastin, ndërsa mediat lokale raportojnë se autori dhe viktima kishin mosmarrëveshje të vazhdueshme për vendin e parkimit./ ZËRI
Burimi