Vrau të atin për 75 mijë euro! Me kokën ulur dhe duart në kokë, Gjykata lë në burg Esmerald Balla

Vrau të atin për 75 mijë euro! Me kokën ulur dhe duart në kokë, Gjykata lë në burg Esmerald Balla

Edison Brahaj dhe Esmerald Balla

DURRËS- Në Gjykatën e Durrësit është zhvilluar senaca për masat e sigurisë ndaj Esmerald Ballës, i cili akuzohet për vasjen e babait të tij Enver Balla dhe bashkëpunërorit të tij, Edison Brahaj. 30-vjeçari është shfaqur me kokën ulur para trupës gjykuese, ku akuzohet se vrau babanë pas konflikteve të vazhdueshme për një shumë prej 75 mijë eurosh në kasafortën e kursimeve që kishte humbur dhe të dy akuzonin njëri-tjetrin. 

ESMERALD BALLA

Ndërkohë Edison Brahaj është shoku i ngushtë i Esmerald Ballës, i cili dyshohet se ka ndihmuar në transportimin e trupit të Enver Ballës drejt pusit, ndërkohë që në banesën e tij është gjetur një shumë parash. Brahaj ka pranuar se ka qënë ai që e ka ndihmuar Esmerald Ballën për të hedhur në pus trupin e të atit, duke implikuar kështu edhe veten në krimin që tronditi vendin. Madje për ndihmën që i kishte dhënë mikut të tij, ishte “shpërblyer” me shumën prej 2 milionë lekësh të vjetra. 

Ngjarja e rëndë në Shënavlash u zbulua pak ditë më parë. Në dëshminë e tij përpara hetuesve, 30-vjeçari Esmerald Balla ka thënë se vrasja e babait ka qenë aksidentale, pasi sipas tij viktima i kishte drejtuar armën i pari. I riu pranon se konflikti me të atin ka nisur pasi kanë munguar një pjesë e parave që familja kishte si kursime në kasafortë, një shumë prej rreth 75 mijë eurosh, që do të përdoreshin për ndërtimin e një banese. Pas ngjarjes, Esmerald Balla inskenoi zhdukjen e të atit, duke thënë se ai ishte larguar nga banesa me një grua të panjohur. Sherri kulmoi në 13 Gusht në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, ku 30-vjeçari e qëlloi babanë me pistoletë të cilën më pas e hodhi në një kanal./ZËRI
Burimi