Vrau djalin e tij dhe nusen shtatzënë, gjendet i vetëvarur në burg Ëngjëll Ucaj

Vrau djalin e tij dhe nusen shtatzënë, gjendet i vetëvarur në burg Ëngjëll Ucaj

Ëngjëll Kol Ucaj, Sokol Ucaj dhe Giulia Baltassari

PEQIN- I dënuari Ëngjëll Kol Ucaj është gjetur i vetëvarur në qelinë e tij të burgut. 78-vjeçari ishte dënuar me 25 vite burg për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa leje,” sipas neneve 79/dh dhe 278/2 të Kodit Penal, ishte pranuar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin më 20 qershor 2023.
I moshuari u gjet nga punonjësit e policisë, ku e tranportuan në spital të Peqinit, por ndërroi jetë.
Ucaj vrau djalin e tij 27-vjeçar dhe bashkëshorten e tij shtatzëne. Në atë kohë Ëngjëll Kol Ucaj, deklaroi në polici se i biri e dhunonte dhe i kërkonte shpesh para. Natën e krimit ata ishin grindur dhe ishin thirrur në polici. Por pas kthimit në shtëpi, i biri ka nisur të dhunojë sërish të atin, për faktin se ishte “ankuar” në polici.
Ndërkohë dhe nëna e viktimës, Rajmonda Ucaj deklaroi në polici se shkak i grindjeve të vazhdueshme mes të birit dhe të atit ishin paratë. Ajo ka deklaruar se i biri dhunonte të atin nëse nuk i jepte para, duke hedhur dhe dyshime se ai mund të përdorte drogë.
Nga ana e IEVP-së Peqin janë vënë në dijeni autoritetet përkatëse për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. /ZËRI
Burimi