Vrau CEO-n kompanisë së sigurimeve në Nju Jork, jeta dhe motivet që e çuan Luigi Mangionen drejt burgut
Luigi Mangione
NE YORK- I dyshuari kryesor për vrasjen e CEO të UnitedHealthcare, Brian Thompson, Luigi Mangione u raportua i zhdukur nga familja e tij pasi humbi kontaktet me ta pas nj operacioni n shpin. Luigi Mangione, 26 vjeç, u arrestua në Altoona, Pensilvani, të hënën pasi u pa duke ngrënë në një McDonald’s nga një punonjës i “fast food”.
Mangione, një i diplomuar në Ivy League nga një familje e njohur n fushn e pasurive të paluajtshme në Maryland. Tani q sht kapur, autoritetet amerikane janë duke hetuar se çfarë e shtyu të riun të vrasë Thompson.
Arsimi i tij
Shkollë private dhe studime në Universitetin e Pensilvanisë. Ai u rrit në Maryland dhe jetoi mes San Francisco dhe Hawaii-t. Sipas postimeve të tij, ai vjen nga një zonë e pasur në veri të Baltimores, Towson. Ai është nipi i një zhvilluesi të pasur filantropik të pasurive të paluajtshme dhe kushëri i një ligjvënësi të shtetit Maryland. Mangione u shkollua në një kolegj privat ku shkojnë zakonisht sipërmarrës, yje të NFL dhe ish-senatorë shtetërorë.
Në vitin 2016, Mangione u diplomua nga kolegji dhe nisi studimet në Universitetin e Pensilvanisë, i konsideruar si një nga universitetet më të mira në ‘Ivy League’.
Identiteti i rremë i mbajtur nga Luigi Mangione
Sipas llogarive të tij në mediat sociale, Mangione studioi shkenca kompjuterike dhe filloi një grup të quajtur UPGRADE (UPenn Game Research and Development Environment). Më pas, ai bashkëthemeloi kompaninë e tij të video lojërave.
Kaliforni
Në vitin 2020, Mangione u transferua në Kaliforni dhe punoi për faqen e internetit të blerjes së makinave TrueCar. Gjatë gjysmës së parë të vitit 2022, ai thuhet se ka jetuar në Surfbreak, që ndodhet në lagjen Waikiki të Honolulu.
“Luigi konsiderohej gjerësisht si një djalë i shkëlqyer. Nuk kishte ankesa për të. Nuk kishte asnjë shenjë të këtyre krimeve të supozuara që ata thonë se ai ka kryer”, tha për agjencinë e lajmeve AP, Josiah Ryan, një zëdhënës i pronarit të Surfbreak.
Ai kishte dhimbje kronike të shpinës
Ryan tha se Mangione u nis për në SHBA për t’iu nënshtruar një operacioni për dhimbje kronike të shpinës, të cilën e kishte vuajtur që në fëmijëri. Dhimbjen kronike e konfirmojnë miqtë e tij, të cilët madje thonë se kanë humbur kontaktin me të në fillim të këtij viti. Herën e fundit që kishin kontaktuar me të u kishte thënë se do të bënte një operacion në shpinë. Njëri prej tyre tha për New York Times se lëndimi i tij, i shkaktuar nga rruazat, po e pengonte atë të bënte sërf duke ndikuar gjithashtu në jetën e tij personale. Një llogari e Goodreads që dukej se i përkiste atij, Mangione kishte blerë libra mbi dhimbjen e shpinës dhe kirurgjinë e shtyllës kurrizore.
“Dhuna është e nevojshme për mbijetesë”
26-vjeçari ishte aktiv edhe në rrjetet sociale. Ai postonte shpesh në X në lidhje me inteligjencën artificiale, filozofinë dhe të ardhmen e njerëzimit. Një llogari tjetër që përputhet me emrin dhe foton e Mangiones në Goodreads duket se i jepte një rishikim me katër yje librit “Shoqërisë Industriale dhe të Ardhmen e saj”, nga terroristi famëkeq amerikan Theodore Kaczynski.
Brian Thompson, 50 vjeç, u qëllua për vdekje jashtë një hoteli në Manhattan të mërkurën e kaluar, herët në mëngjes. Personi i armatosur, i cili dukej se priste viktimën përpara se ta qëllonte në shpinë, iku dhe hipi me biçikletë në Central Park. Pamjet e CCTV-së e kapën atë duke u larguar nga parku dhe duke hipur në një taksi dhe më pas gjurmët e tij u zhdukën./ZËRI
brian thompson murder suspect luigi 95083251
arrives altoona court monday 95088002 6c563d
mangione2
Burimi