Vrau babain dhe e hodhi në pus, djali: Vodhi 75 milionë lekë nga kasaforta
Foto ilustruese
DURRËS- Janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Shënavlash ku djali vrau babain dhe e hodhi në pus. Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë. Autori pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pasi ky i fundit i kishte vjedhur para.
Djali e ka vrarë babanë me armë zjarri pistoletë pasi pretendon se i ati i kishte marrë një shumë parash prej 75 milionë lekësh nga kasaforta që mbanin në shtëpi, të cilat i përkisnin familjes.
Djali Esmerald Balla ka vrarë të atin e tij, Enver Ballën. Trupi i pajetë i 62-vjeçarit është gjetur në pus, ku ishte hedhur pasi ishte qëlluar me armë zjarri. Vrasja dyshohet se është bërë rreth 20 ditë më parë./ ZËRI
Burimi