Vrau 28-vjeçaren sepse qeshi gjatë seksit, autori dënohet minimalisht…e “shpëton” mosha
Bianca C. dhe vrasësi i saj
FRANKFURT– 17-vjeçari tunizian që vrau të renë gjermane vetëm sepse qeshi me të gjatë aktit seksual është dënuar me 9 vite e 8 muaj burg për vrasje. Adoleshenti Mohamed Ali S. u njoh me vendimin e dhënë nga gjykatësi Christian Annen, por pa praninë e kamerave për shkak se autori cilësohet ende i mitur.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 tetor 2023, kur 28-vjeçarja gjermane Bianca dhe vrasësi i saj u takuan në një bar, ku kishin konsumuar alkool dhe kokainë. Më pas, shkuan në banesën e saj. Adoleshenti nuk ka mundur që të kryente aktin dhe në këtë moment Bianca C. ka qeshur me të dhe i ka thënë: Ti dëshiron, por nuk mundesh!
Ky ishte dënimi i saj me vdekje.
Tuniziani 1.90 metra i gjatë e mbyti dhe në orën 6:40 të mëngjesit ai kapi celularin e tij me dorën e djathtë dhe filmoi veten duke goditur fytyrën e Biankës 26 herë me grushtin e majtë. Ai bërtiti disa herë “kurvë e vogël”. Më pas, e mbyti me rrip. Në orën 7:04 të mëngjesit ai ndezi sërish kamerën e celularit, filmoi trupin dhe bërtiti: E vrava.
Pas dhënies së vendimit, Christian Heinemann, avokat i nënës së Biankës, Iris C. tha për “BILD”: Nuk ka dënim të përshtatshëm për një veprim të tillë, veçanërisht në kodin penal për të miturit.
Banesa ku ndodhi vrasja është ende e mbyllur. Nëna 59-vjeçare e viktimës ka vendosur një altar të vogël para derës me fotot e vajzës së saj të vdekur. Ajo ndez atje qirinj çdo ditë. Pas vendimit për vrasësin e Biankës, ajo nuk ka mundur të flasë dhe është larguar nga gjykata me lot në sy./ZËRI
Burimi