Vrasja në Shënavlash/ Gruaja e Esmerald Ballës: Paratë s’i ka marrë burri im
Enver Balla dhe Esmerald Balla
DURRËS-Bashkëshortja e Esmerald Ballës, 30-vjeçarit i cili vrau babanë e tij Enver Ballën, është marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë. Bashkëshortja e Esmerald Ballës ka thënë se paratë në kasafortë nuk i ka marrë burri i saj.
Enver Balla jetonte në një banesë me Esmeraldin, bashkëshorten e tij dhe 2 fëmijët e vegjël. Enver Balla, me gruan e dytë kishte 18 muaj që jetonte.
Balla ka pranuar vrasjen, e cila ka ndodhur pas një konflikti që kishte me babanë për 7,5 milionë lekë kursime, që dyshonte se ai ia kishte vjedhur. Më 13 gusht, atë e bir janë konfliktuar fizikisht, derisa djali ka qëlluar mbi Enver Ballën dhe më pas e ka hedhur në një pus, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor ka gjetur trupin e viktimës dhe ka sekuestruar pistoletën si dhe kasafortën e hapur me sende të forta, ku mbante lekët 30-vjeçari./ZËRI
Burimi