Vrasja në Shënavlash/ Dëshmitë kontradiktore të Edison Brahajt: Si fillim e fshehëm në ferra

Vrasja në Shënavlash/ Dëshmitë kontradiktore të Edison Brahajt: Si fillim e fshehëm në ferra

Esmerald Balla dhe Edison Brahaj

DURRËS- Edison Brahaj ka dhënë dy dëshmi kontradiktore përpara Policisë. I dyshuar se ndihmoi Esmerald Ballën për të fshehur kufomën e babait të tij(Enver Ballës), ai ka thënë në dëshminë e parë se Esmeraldin e ka shok prej vitesh dhe se nuk kishte dijeni për ngjarjen.
“Unë e kam shok Esmeraldin dhe vetë nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen. Nuk dija asgje derisa e pashë në televizor se çfarë kishte ndodhur, dija vetëm që babi i tij ishte larguar nga shtëpia se kështu më kishte thënë vetë Esmeraldi dhe vetëm kaq. Që Enveri ishte vrarë, këtë e mësova vetëm nga lajmet që dolën në televizione. Unë e pranoj që kam njohje me Esmeraldin, por vetëm kaq, me ngjarjen nuk kam lidhje fare. As i kam dhënë ndihmë atij, as kam fshehur diçka në lidhje me vrasjen”, tha 25-vjeçari në dëshminë e tij.
Por pas rimarrjes në pyetje, Brahaj ka pranuar se ka qënë ai që e ka ndihmuar Esmerald Ballën në  zhvendosjen e kufomës së babit të tij.
“Dëgjova dy të shtëna pastaj u thirra nga Esmeraldi për të zhvendosur trupin e viktimës. Isha disa metra larg vendit të  ekzekutimit. Trupin si fillim e fshehëm në ferra. Më 14 gusht e hodhëm trupin në pusin e një standi tjetër.” 

Edison Brahaj, 25-vjeçari, i cili u arrestua ditën e djeshme si bashkëpunëtor në vrasjen e Enver Ballës, nga djali i këtij të fundit Esmerald Balla. Brahaj është shoku i ngushtë i Esmerald Ballës, i cili dyshohet se ka ndihmuar në transportimin e trupit të Enver Ballës drejt pusit, ndërkohë që në banesën e tij është gjetur një shumë parash./ ZËRI
Burimi