Vrasja në Shënavlash/ Dëshmia e djalit: Kishte prishur kursimet e shtëpisë me gra të tjera
Esmerald dhe Enver Balla
DURRËS- Hetimet për ngjarjen tragjike në Shënavlash kanë marrë një kthesë të re, ndërsa policia po heton për të zbuluar bashkëpunëtorë të mundshëm të 30-vjeçarit Esmerald Balla. Një element kyç që briti dyshimet ishte kasaforta e thyer e gjetur jashtë banesës ku jetonte viktima me bashkëshorten e tij, e cila është edhe njerka e autorit, pasi nëna e tij kishte ndërruar jetë vite më parë. Po ashtu, në të njëjtën shtëpi jetonte edhe autori me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij të mitur.
Zbulimi i kasafortës së thyer dhe mungesa e kursimeve të familjes orientuan policinë drejt një krimi të mundshëm brenda familjes. Dyshimet e tyre u vërtetuan më tej kur u zbulua se një mesazh dërguar djalit të viktimës në emigracion, ku i thuhej të mos kërkonte babain pasi ai kishte nisur një jetë të re me një grua tjetër, ishte dërguar nga vetë Esmerald Balla.
Esmerald Balla pranoi krimin, duke pretenduar se kishte vepruar në gjaknxehtësi, pasi zbuloi se babai i tij, për shkak të lidhjeve jashtë martesore, kishte prishur kursimet e shtëpisë. Ky është pretendimi i tij, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë për të sqaruar motivet e plota të ngjarjes.
Nga ana tjetër, policia ka zbuluar se autori ka pasur kontakte me faqe eskortash që ofrojnë marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Këqyrja e aparateve celular të tij ka nxjerrë në dritë prova që mund të hedhin dritë mbi motivet e vërteta të veprimeve të 30-vjeçarit, duke lënë ende hapësirë për zbardhje të plotë të ngjarjes./ ZËRI
Burimi