Vrasja me thikë në Astir, arrestohet shoku i viktimës, po drejtonte motorin në gjendje të dehur
Pamje nga vendngjarja
ASTIR- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja që ndodhi ditën e djeshme në Astir. Policia bën me dije se shoku i Amarildo Hoxhallarit, i cili u vra me thikë një ditë më parë, është arrestuar.
Sipas autoriteteve, ai ishte në gjendje të dehur kur po drejtonte motorin me të cilin po udhëtonin të dy.
“Shtetasi D. K., ditën e djeshme, në Unazë të Re, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. H., 34 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital, ndërsa shtetasi A. M., drejtuesi i motomjetit ku ndodhej 34-vjeçari që ka ndërruar jetë, ka rezultuar se drejtonte motomjetin në gjendje të dehur”, njofton policia.
Dyshohet se ata po ngacmonin nga motori të fejuarën e Darmend Kelit, i cili tashmë është arrestuar pasi qëlloi 4 herë me thikë Hoxhallarin. Mes viktimës dhe autorit fillimisht ka pasur një sherr që më pas është përshkallëzuar në përdorimin e thikës. Amarildo Hoxhallari njihej për organizimin e atentatit në vitin 2015 ndaj Pajtim Serjanit, mik i ngushtë i Emiljano Shullazit. /ZËRI/
Burimi