Vrasja e trefishtë në Britani/ Mediat: Autori mund t’i ketë mbajtur disa orë peng para se t’i ekzekutonte me hark

Vrasja e trefishtë në Britani/ Mediat: Autori mund t’i ketë mbajtur disa orë peng para se t’i ekzekutonte me hark

Autori dhe tre viktimat

BRITANI- Detaje të reja janë bërë me dije këtë të premte në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Britani, ku Kyle Clifford vrau gruan e prezantuesit të BBC-së dhe dy vajzat e çiftit. Raportohe se autorit përpara se toi vriste me hark, mund ti ketë mbajtur peng për më shume se tre orë. Autoritetet lokale nuk kanë marrë ende në pyetje të dyshuarin kryesor për krimin, 26-vjeçarin Kyle Clifford, i cili u kap të mërkurën në një varrezë në Enfield, në veri të Londrës, rreth 20 km larg Bassey. Burri është në një gjendje të rëndë në një spital të Londrës pas operacionit për shkak të vetëdëmtimit në gjoks dhe policia po pret dritën jeshile nga mjekët për të folur me të.
Sipas Daily Mail, autoritetet besojnë se 26-vjeçari ishte në zonën ku jetuan viktimat e tij për rreth shtatë orë përpara se të kryenin vrasjet. Megjithatë, është ende e paqartë saktësisht se sa kohë ai kaloi brenda shtëpisë së tre grave para se t’i vriste ato. Hetuesit po flasin me fqinjët e familjes dhe po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë nga shtëpitë aty pranë për të bashkuar enigmën e orëve të fundit të Carol, Hannah dhe Louise, trupat e pajetë të të cilëave mbanin shenja lidhjeje kur u gjetën nga autoritetet.
I dyshuari dhe tre viktimat njiheshin me njëri-tjetrin, pasi 26-vjeçari ishte ish-partner i njërës prej motrave. Policia tha dje se nuk ishte dashur më parë të ndërhynte në një incident që përfshinte Kyle Clifford ose tre gratë.
“Ky është një sulm i paprecedentë dhe ne jemi të vendosur të përcaktojmë të gjitha rrethanat rreth ngjarjeve që ndodhën atë natë dhe ngjarjet që pasuan” këtë tragjedi, tha Rob Howell, kreu i njësisë kryesore të krimit për Bedfordshire, Cambridgeshire dhe Hertfordshire. në një deklaratë për shtyp.
Kamerat e sigurisë në zonë kapën një figurë të veshur me të zeza që mbërriti në lagjen e qetë pak pas mesditës së së martës dhe parkonte pranë rrugicës që të çon në shtëpinë e familjes. Ai shfaqet duke mbajtur vetëm një çantë, që besohet se përmbante pjesët e harkut që ai mblodhi më vonë dhe përdori për të vrarë 3 gratë.
Burime policore thanë për Guardian se shenjat e gjetura në kyçet dhe këmbët e tre grave të vdekura tregonin se në një moment sulmuesi i kishte ndaluar duke i lidhur. Kur i njëjti burrë u pa më vonë duke u larguar nga vendi i krimit, ai mbante një objekt të madh si hark poshtë një çarçafi. Siç njofton policia, harku është konfiskuar./ZËRI
Burimi