Vrasja e shqiptarit në Belgjikë, i plagosur edhe kushëriri i tij, gruaja bërtiste: A po merr frymë?

Vrasja e shqiptarit në Belgjikë, i plagosur edhe kushëriri i tij, gruaja bërtiste: A po merr frymë?

Viktima, foto e publikuar nga mediat belge

BRUKSEL- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e një emigranti shqiptar në Belgjikë, pas një sherri që ka pasur me fqinjët për vendin e parkimit. Mediat belge shkruajnë se përveç 43-vjeçarit shqiptar që ka mbetur i vrarë me armë zjarri, i plagosur ka mbetur dhe kushëriri i tij.
Viktima është identifikuar si Shpëtim.A, ndërkohë që policia ka vënë në panga autorin e dyshuar.
“Pas një mosmarrëveshjeje të gjatë për një vend parkimi, një burrë 61-vjeçar qëlloi mbi fqinjin e tij 43-vjeçar dhe fqinjin e tij 19-vjeçar të dielën, 43-vjeçari vdiq dhe kushëriri ka pësuar lëndime dhe ndodhet në rrezik për jetën. Pas të shtënave autori është arratisur, por u kap më pas nga policia”, shkruajnë mediat.
Ndërkohë një dëshmitar ka deklaruar se ka parë gruan e viktimës, e cila qante me të madhe duke bërtitur “a po merr frymë”.

Sipas fqinjëve prej disa kohësh gjërat nuk shkonin mirë mes autorit, një italian dhe viktimës, një shqiptar. Në momentin e ngjarjes u tha se në shtëpinë e viktimës kishte një festë ditëlindjeje, e cila duket se ka shërbyer për nxitjen e gjakrave mes palëve.
Mbrëmjen e së dielës, dyshohet se vendi i parkimit ishte bllokuar nga viktima, duke çuar në të shtënat fatale./ZËRI 
Burimi