Vrasja e Martin Canit, caktohet seanca paraprake për Mario Përlleshin

Vrasja e Martin Canit, caktohet seanca paraprake për Mario Përlleshin

Vrasja e Martin Canit, caktohet seanca paraprake për Mario Përlleshin

Mario Përlleshaj, Martin Cani dhe Luis Mece

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar se datën që do të mbahet seanca gjyqësore ndaj të miturit Mario Përlleshi, që vrau me thikë 14-vjeçarin Martin Cani. Seanca paraprake është caktuar që të mbahet me datën 10 mars në oren 13:00.

Prej nëntorit të 2024, 14-vjeçari mbahet në instuticionin e të miturve në Kavajë, pasi u arrestua pas vrasjes së bashkëmoshatarit tij në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë.

Si ndodhi krimi?

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Sherri mes të miturve kishte nisur që të premten. Të hënën ishin riparë dhe ishin zënë gjatë orarit të pushimit të gjatë në oborrin e shkollës. Pas përfundimit të mësimit, të dy kishin mbledhur shokët për t’u përballur, por situata ka agravuar në përdorimin e thikës. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës.

Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa shoku i tij, Luis Meçe, mori 4 goditje me thikë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Autori gjithashtu mbeti i plagosur në dorë, por kjo nuk e pengoi që pak çaste pas krimit të rëndë autori të pozonte për “Snapchat”. Sipas Policisë, fotoja i është bërë nga një shok i papërfshirë në përplasje teksa ishin duke shkuar me taksi për në spital. Pas ngjarjes, pasi mori mjekimin në një spital privat, 14-vjeçari u shoqërua në institucionin për të miturit në Kavajë, në pritje të verdiktit për dënimin e tij./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente