Vrasja e dyfishtë në Velipojë, policia aksion të beftë për kapjen e vëllezërve Frroku, del duarbosh
PAMJE NGA NGJARJA
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka zhvilluar një kontroll blic në plazhin e Velipojës me qëllim arrestimin e vëllezërve Edmir dhe Gëzim Frroku, të dyshuar si autorë të vrasjes së dyfishtë të shtetasve Ersild Ishmi, 33 vjeç, dhe kunatit të tij Arsid Hoxha, 22 vjeç.
Megjithatë, operacioni nuk rezultoi i suksesshëm, pasi vëllezërit Frroku nuk u gjetën në banesën ku policia kishte informacion se ata ndodheshin. Forcat policore rrethuan zonën, por pas kontrolleve të hollësishme u konstatua se asnjëri prej tyre nuk ishte i pranishëm.
Ende mbetet e paqartë nëse vëllezërit nuk kanë qenë aty, apo janë larguar para mbërritjes së policisë. Pavarësisht dështimit të këtij kontrolli, policia e Shkodrës vijon përpjekjet për t’i arrestuar, duke mbajtur në monitorim situatën. Fillimisht kishte informacione se vëllezërit mund të vetëdorëzoheshin pas negociatave me familjarët e tyre, por deri më tani, kjo nuk ka ndodhur dhe ata vazhdojnë të jenë në arrati.
Një konflikt banal i nisur rreth 2 muaj më parë mes vëllezërve Frroku dhe Ersild Ishmit degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit. Viktimë nga breshëria e plumbave mbetën Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe kunati i tij, Arsid Hoxha, 22 vjeç . Ndërsa autorë të dyshuar të kësaj vrasjeje të dyfishtë janë dy vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli në Velipojë. Shkak për ngjarjen dyshohet se u bë një debat i ndodhur në fund të muajit Qershor në hotelin e vëllezërve Frroku, mes kamarierit dhe kuzhinierit./ ZËRI
Burimi