Vrasja e dyfishtë në Velipojë/ Kush janë dy të rinjtë, që u qëlluan për vdekje (FOTO)

Vrasja e dyfishtë në Velipojë/ Kush janë dy të rinjtë, që u qëlluan për vdekje (FOTO)

Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha

VELIPOJË- ZËRI ka siguruar fotot e dy viktimave në Velipojë, ku humbën jetën Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi. Hoxha dhe Ishmi u vranë si pasojë e një konflikti të nisur në muajin qershor, ku Ishmi kanosi me armë zjarri kuzhinierin e hotelit në pronësi të dy vëllezërve Gëzim dhe Edmir Frroku, autor të krimit të djeshëm. 

Ersild Ishmi

Arsid Hoxha

Si ndodhi ngjarja
Ishte ora 21:00 e mbrëmjes së djeshme kur një konflikt banal i nisur rreth 2 muaj më parë degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit. Viktimë nga breshëria e plumbave mbetën Arsid Hoxha, 22 vjeç edhe Ersild Ishmi, 33 vjeç. Ndërsa autorë të dyshuar të kësaj vrasjeje të dyfishtë janë dy vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli. Ata ndodhen aktualisht në arrati. Drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sulaj tha në një deklaratë për mediat se shkak për ngjarjen dyshohet se u bë një debat i ndodhur në fund të muajit Qershor në hotelin e vëllezërve Frroku, mes kamarierit dhe kuzhinierit./ZËRI 

whatsapp image 2024 08 20 at 151052

whatsapp image 2024 08 20 at 151052 1
Burimi