Vrasja e dyfishtë në Roskovec/ Policia jep detajet e para: Autori u kap!
👁5600
NJOFTIMI PARAPRAK:
Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K. Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Burimi