
Vrasja e dyfishtë në Roskovec/ Policia arreston një tjetër të dyshuar
👁30162
Ladimir dhe Gramos Kurtaj, Altin Kuka
FIER- Vetëm dy orë pas krimit, policia ka arrestuar edhe një tjetër person që dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Gramoz Kurtajt dhe Vladimir Kurtajt.
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Roskovec. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 14.00 të pasdites. Altin Kuka ka vrarë Vladimir dhe Gramoz Kurtaj dhe më pas është vetëdorëzuar në Polici. Deri më tani, Policia ka sekuestruar armën e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kurjan. Fillimisht raportohet se djali i autorit ka pasur një përplasje me dy viktima. Altin Kuka ka pranuar se xhaxha e nip, Ladimir dhe Gramos Kurtajn i kishte ekzekutuar me kallashnikov për një sherr banal./ ZËRI
Burimi