Vrasja e dyfishtë në Roskovec/ Momenti kur autori i vrasjes shoqërohet në polici

Vrasja e dyfishtë në Roskovec/ Momenti kur autori i vrasjes shoqërohet në polici

Momenti i arrestimit

FIER-  Altin Kuka, 49 vjeç, është vetëdorëzuar në Policinë e Fierit pas vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Kurjan. ZËRI ka siguruar një video që tregon momentin e shoqërimit të tij me pranga në duar. Kuka, i cili ishte bashkëfshatar me viktimat, është dorëzuar pas ngjarjes që ndodhi rreth orës 14:00, por ende nuk është bërë publike çfarë ka deklaruar para policisë.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit të përdorur në krim, ndërsa dy viktimat kanë humbur jetën në vendngjarje. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, të lidhura me një grindje mes djalit të tij dhe viktimave. /ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente