
Vrasja e dyfishtë në Roskovec/ FNSH në vendgjarje, ruan fiset për të parandaluar gjakmarrjen
👁30385
Ladimir dhe Gramos Kurtaj, Altin Kuka
FIER- FNSH dhe Operacionalja kanë shkuar menjëherë në vengjarje për të parandaluar ndonjë konflikt mes dy fiseve. Pak më parë u zbulua se Altin Kuka nuk ka qenë i vetëm në momentin kur ka kryer vrasjen. Teksa po kontrollohet për personin që e ka ndihmuar në vrasjen e dyfishtë, forcat e Policisë gjithashtu ndodhen në zonë për të marrë masat për parandalimin e një hakmarrje nga fisi Kurtaj.
Ngjarja ku Ladimir Kurtaj dhe Gramos Kurtaj mbetën të vrarë nga Altin Kuka ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 14.00. Kuka ka pranuar se xhaxha e nip i kishte ekzekutuar me kallashnikov për një sherr banal./ ZËRI
Burimi