Vrasja e 43-vjeçarit shqiptar në Belgjikë, u qëllua me plumb në kokë për një vend parkimi

Vrasja e 43-vjeçarit shqiptar në Belgjikë, u qëllua me plumb në kokë për një vend parkimi

Viktima, foto e publikuar nga mediat belge

BRUKSEL-Një vend parkimi u bë shkak i vrasjes së një shqiptari në Belgjikë. Shpëtim Ayvazi, 43 vjeç babai i tre fëmijëve u qëllua për vdekje me plumb në kokë nga fqinji i tij italian, Renato F., 61 vjeç. Ngjarja ndodhi të dielën mbrëma (25 gusht) në Machelen, një komunë periferike e Brukselit, kur fqinji 61-vjeçar qëlloi mbi 43-vjeçarin shqiptar, por jo vetëm. Gjatë konfliktit, teksa ka vrarë Ayvazin, italiani ka qëlluar edhe ndaj kushëririt të këtij të fundit, duke e plagosur rëndë 19-vjeçarin. Plumbat u lëshuan edhe në drejtim të gruas së viktimës dhe djalit të saj 15-vjeçar, por fatmirësisht shpëtuan.
Viktima punonte si murator në ndërtim, cilësohej si person i qetë, kurse i dyshuari ishte i divorcuar dhe punonte si hidraulik, teksa jetonte i vetëm, në apartamentin ngjitur me shqiptarin.
Motiv i ngjarjes raportohet nga hetimet e deritanishme, se është sherri i vazhdueshëm për një vend parkimi të furgonit të viktimës para godinës së banimit. Konflikti mes fqinjëve kishte vazhduar për një kohë të gjatë dhe, sipas dëshmive, mbrëmjen e ngjarjes kishte një festë ditëlindjeje në shtëpinë e 43-vjeçarit, që mendohet se përshkallëzoi situatën. 

Banorët e lagjes janë tronditur nga ngjarja dhe e kanë përshkruar atë si një akt tronditës. Policia belge po heton rastin, ndërsa mediat lokale raportojnë se autori dhe viktima kishin mosmarrëveshje të vazhdueshme për vendin e parkimit./ ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente