Viktima xhaxha e nip/ Vrasja e dyfishtë në Fier, autori i qëlloi me kallash, shkak sherri mes fëmijëve

Viktima xhaxha e nip/ Vrasja e dyfishtë në Fier, autori i qëlloi me kallash, shkak sherri mes fëmijëve

Foto ilustruese

FIER- Shefi i Policisë së Fierit, Shpëtim Hasanaliaj ka dhënë më shumë detaje lidhur me vrasjen e dyfishtë në Fier. Sipas një prononcimi që ai ka dhënë për mediat, ngjarja e rëndë ka ndodhur për një konflikt banal. Ai tha se motivi për ngjarjen e rëndë është bërë një grindje mes viktimave dhe djalit të autorit.
“Në fshatin Kurjan ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, ku Altin Kuka ka vrarë xhaxha dhe nip, autori u vetëdorëzua në polici. Dy viktimat kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, për shkak të një konflikti që ka pasur djali i tij me dy viktimat,”-tha Shpëtim Hasanaliaj ndër të tjera.
DEKLARATA ME VIDEO:

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kurjan. Fillimisht raportohet se djali i autorit ka pasur një përplasje me dy viktima. Por ky version ende nuk është i konfirmuar zyrtarisht nga Policia./ZËRI
Burimi