Vijon DEBATI/ “Mickoski e quan shtetin e tij Maqedoni”, mediat greke: Deklaratë provokuese!

Vijon DEBATI/ “Mickoski e quan shtetin e tij Maqedoni”, mediat greke: Deklaratë provokuese!

Hristijan Mickoski

GREQI- Deabti midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, për mënyrën se si shprehet emri i vendit duket se do të vijojë akoma. Mediat greke i kanë kushtuar një artikull deklaratës së fundit të dhënë nga lideri i partisë së djathtë VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski, që do të udhëheqë qeverinë e re në Shkup. Protothema shkruan se përsëri Mickoski e quajti vendin e tij Maqedoni.
Media greke shkruan se ‘deklarata provokuese’ e kryeministrit në pritje është bërë pak pasi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nisi në mesditë debati dyditor për deklaratat programatike të qeverisë së re. Gjatë leximit të deklaratave programore të qeverisë që do ta drejtojë, Mickoski tre herë e quajti vendin Maqedoni, dhe jo Maqedonia e Veriut. Mickoski disa ditë më parë deklaroi se në betimin e qeverisë së tij do të përdorë emrin kushtetues të vendit, Republika e Maqedonisë së Veriut.
Gjithçka nisi me Presidenten e vendit, Siljanovska Davkova, e cila në ceremoninë e betimit në Kuvendin e Shkupit, e ndryshoi betimin dhe në vend që të betohet si presidente e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke mos përmendur “Veriu”. Ajo u betua si presidente e “Republikës së Maqedonisë”, duke shkelur jo vetëm Marrëveshjen e Prespës por edhe Kushtetutën e vetë vendit të saj. Kështu shkaktoi krizën e parë me Greqinë. 
Për Presidenten e Maqedonisë së Veriut, liria e shprehjes është e shenjtë duke i rezervuar të drejtën për të përmendur emrin Maqedoni dhe jo Maqedonia e Veriut. Por gjithsesi presidentja e Maqedonisë së Veriut, përsëriti se nuk po shkel kushtetutën, duke u shprehur për vendin me emrin ‘Maqedoni’, sepse në dokumente figuron emri Maqedonia e Veriut./ZËRI
Burimi