VIDEO/ Semafori magjik i Salillarit, 10 mln euro për një pajisje që nuk punon

VIDEO/ Semafori magjik i Salillarit, 10 mln euro për një pajisje që nuk punon

Lulzim Salillari dhe Arjan Konomi

HIMARË-Sezoni turistik nuk ka kaluar pa probleme dhe incidente për pushesit dhe turistët. Së fundmi, ka qenë gazetari dhe analisti Arjan Konomi, i cili ka denoncuar nga fshati Vuno, mosfunksionimin e të vetmit semafor në rivierën shqiptare. Konomi tregon se në momentin që ikën energjia elektrike, shkakton radhë kilometrike të makinave dhe një kaos në rrugë.
Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, Konomi shprehet se firma “Salillari” merr 10 milion euro për mirëmbajtjen e asaj rruge, por nuk vendos një bateri të vogël, gjenerator, apo një panel diellor tek një semafor i vetëm. Sipas gazetarit, situata e kaosit krijohet 10 herë në ditë, sa herë që ikin dritat, duke bllokuar të gjithë pushuesit që vijnë dhe ikin, pasi trafiku është i tmerrshëm. Konomi shton më tej se vjen Policia nga Himara që e zgjidh situatën, por sipas tij, uniformat blu, duan gjysmë ore për të ardhur deri në Vuno.
“Përshëndetje miq, këtu nga riviera turistike, nga Vunoi! Shikoni pak gjendjen këtu të trafikut të makinave. Nga Durrësi deri në Janinë është i vetmi semafor që ekziston dhe firma që kujdeset për mirëmbajtjen e rrugës, që merr 10 milion euro, Salillari, nuk vë një gjenerator këtu dhe krijohet 10 herë në ditë, sa herë ikin dritat, ky problem i trafikut duke bllokuar të gjithë pushuesit që vijnë dhe ikin. Shikojeni gjendjen se si është! Ky është semafori i vetmi nga Durrësi deri në Greqi, njerëzit janë bllokuar, nuk ka asnjë shpresë, asnjë gjë. Ja trafiku i tmerrshëm, radha e makinave me kilometra. Vjen Policia nga Himara dhe e zgjidh, por duhen gjysmë ore të vijë nga Himara këtu në Vuno. Duhet vetëm një bateri për të mbajtur semaforin me dritë, një bateri e vogël ose një panel diellor, siç e kanë bërë dhe vendet e tjera të Ballkanit. Shikoni radhën deri tutje, me kilometra makinat.” – shprehet gazetari Arjan Konomi.

/ZËRI
Burimi