VIDEO- “Mihali i Korfuzit”/ Pasagjerët e autobusit në PANIK, shoferi lëshon timonin: Dilni jashtë se ju q* r***

VIDEO- “Mihali i Korfuzit”/ Pasagjerët e autobusit në PANIK, shoferi lëshon timonin: Dilni jashtë se ju q* r***

shoferi

KORFUZ- Historia e Mihal Kokëdhimës, duket se është përsëritur por këtë herë rreth 50 turistë janë terorizuar nga shoferi i një autobusi. UdhëtimI mund të kishte përfunduar në tragjedi, për pasagjerët që ishin nisur drejt një palzhi në Korfus të Greqisë. Në një video të publikuar në faqen “Qytetarët” në ‘Tik Tok’, pushuesit rrëfejnë situatën e frikshme që iu desh të përjetonin nga shoferi i linjës. Ata pretendojnë se shoferi mund të ishte i droguar, pasi arriti të lëshonte timonin dhe i binte me grushta vetes, derisa i nxorri jashtë të gjithë pasagjerët, duke i sharë: Dilni jashtë se ju q* r****!
“Skandali që ndodhi sot në Korfuz, po shkonim në plazhin Barbat dhe kur po ktheheshim ishim më shumë se 50 veta, gjysme ishin në këmbë. Shoferi me shumë mundësi është drogaxhi, ai filloj duke ulëritur që në fillim duke sharë dhe duke mallkuar. Ne fillim nuk po merrnim vesh çfarë kishte dhe çpati të gjithë po qeshnim në fil;im, por pastaj u bë e frikshme sepse filloj duke lëshuar timonin dhe duke i qëlluar vetes me grushta,”-shkruan një prej pasagjerëve, që dhe ka filmuar ngjarjen.

Historia e Mihal Kokëdhimës trazoi turizmin dhe politikën në Shqipëri. Videoja e tij u bë virale ndërkombëtarisht ku gjithçka nisi për një faturë që nuk ishte paguar. Në video Mihali i ka ndjekur turistët spanjollë, madje u është hedhur mbi makinë teksa i sulmon. Kokëdhima në atë kohë u arrestua dhe dënua./ZËRI
Burimi