VIDEO/ I thyen menjeherë gotën në fytyrë, momenti kur motrat Berisha sulmojnë fizikisht Klea Prengën

VIDEO/ I thyen menjeherë gotën në fytyrë, momenti kur motrat Berisha sulmojnë fizikisht Klea Prengën

Motrat Berisha dhe Klea Prenga

TIRANË- Ky është momenti kur motrat Mariela dhe Antonela Berisha dhunojnë të renë Klea Prenga, të cilën e akuzonin se kishte një lidhje me Mir Pepën, ish-partnerin e Marielës,me të cilën ai ka dhe një fëmijë. E gjithë ngjarje ka ndodhur një një restorant luksoz në periferi të Tiranës, mbrëmjen e 6 gushtit.
Në videon e siguruar nga ZËRI, shihet që e para drejt saj shkon Mariela Berisha, e cila është  veshur me të zeza dhe mban me një kapelë në kokë teksa niset drejt tavolinës së Kleas. Pas e ndjek e motra, Antonela, e cila gjithashtu mban kapele në kokë, por është veshur me një bluzë të bardhë.
Me të mbërritur pranë saj, Mariela Berisha e godet me gotë në fytyrë, goditje kjo qësiç duke ka shkaktuar të çarën e madhe në faqen e blogeres, gjë që u pa nga pamjet e publikuara vetë prej saj.
Përleshja duket se zgjat disa sekonda dhe e gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë. Mes tyre ndërhyjnë punonjësit e sigurisë, por pavarësisht kësaj, dëmet në fytyrën e Kleas kanë qenë të mëdha.
Klea Prenga u shtrua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa motrat Berisha vijojnë të jenë në kërkim. Prenga ka mohuar të ketë ndërhyrë mes një çifti, por nuk e ka mohuar as faktin që ka qenë në një lidhje me biznesmenin Pepa, i cili u bë ‘mollë sherri’ mes vajzave.

 
Burimi