VIDEO/ E frikshme, kanguri sulmon 2-vjeçaren në oborrin e shtëpisë, e shpëton babai

VIDEO/ E frikshme, kanguri sulmon 2-vjeçaren në oborrin e shtëpisë, e shpëton babai

Momenti i sulmit

Babai i një vajze dyvjeçare, e cila u sulmua nga një kangur në shtëpinë e familjes në Uellsin e Ri Jugor, po cilësohet si hero në Australi. Në videon e një kamere sigurie, kanguri shihet teksa sulmon fëmijën duke luajtur në kopshtin e shtepise. Kanguri i hidhet sipër dhe e rrëzon përtokë.
“Kanguri mashkull sulmoi fëmijën tonë. Fatmirësisht edhe fëmija kishte veshur rroba të trasha dhe ishim afër, më pak se pesë metra, për të ndërhyrë”, tha nëna e fëmijës.

Siç shihet edhe në video, babai i fëmijës kur ka parë sulmin është përballur me kangurin dhe ka arritur ta largojë. Sipas mediave lokale australiane, fëmija fatmirësisht nuk ka marrë lëndime serioze./ZËRI
Burimi