VENDIMI I PARË pas marrjes së detyrës, Starmer anulon ‘Planin Ruanda’ për emigracionin
👁1379
Keir Starmer
BRITANI- Kryeministri i sapozgjedhur britanik Keir Starmer, menjëherë pas marrjes së detyrës, anuloi planin e qeverisë së mëparshme për të deportuar emigrantët që mbërrinin ilegalisht në MB në Ruanda. Telegrafi citoi burime laburiste që e përshkruan planin si “në thelb të vdekur”.
Starmer ishte zotuar të anulonte planin e partisë Konservatore për të dërguar azilkërkues në Ruandë. Por duke qenë se emigracioni është një nga çështjet kyçe të këtyre zgjedhjeve, ai pritet të jetë nën presion për të gjetur një mënyrë për të ndaluar mijëra njerëz që vijnë nga Franca duke kaluar Kanalin me varka të vogla./ZËRI
Burimi