Vdes gruaja e parë dhe e vetme e Fidel Castros
Mirta Díaz-Balart
KUBA- Gruaja e parë dhe e vetme e Fidel Castros, Mirta Díaz-Balart ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare. Lajmin e dha në “X” nipi i Fidel Castro, Antonio Castro Smirnoff. Mirta Díaz-Balart, e cila jetonte në Spanjë, ishte nëna e Fidel Castro Díaz-Balart, i njohur si “Fidelito”, djali i madh i Kastros, i cili kreu vetëvrasje në vitin 2018.
Vajza e një politikani kubanez në vitet 1940, Mirta Díaz-Balart u martua me Fidel Castron në vitin 1948. Çifti u divorcua në vitin 1955. Pas fitores së revolucionit në vitin 1959, Myrta Díaz-Balart u detyrua të emigrojë nga Kuba.
Por familja Diaz-Balart ruan ende ndikim të madh mes të mërguarve kubanë me bazë në Miami. Një nga nipat e Mirta Díaz-Balart dhe kushëriri i Fidelitos është Mario Díaz-Balart, një anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve. Fidel Castro (1926-2016) ishte martuar vetëm një herë, me Mirta Díaz-Balart. Por ai kishte të paktën fëmijë me katër gra të ndryshme. Me partneren e tij të fundit, Dalia Soto del Vage, ai pati pesë djem./ZËRI
Burimi