Vdekja e Ismail Kadaresë, homazhet merren përsipër nga kryeministri Rama

Vdekja e Ismail Kadaresë, homazhet merren përsipër nga kryeministri Rama

Ismail Kadare

TIRANË- Homazhet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare, janë marrë përsipër nga kryeministri Edi Rama. Lajmi është bërë i ditur nga botuesi Bujar Hudhri, i cili ka dhënë detaje dhe nga gjendja shëndetësore e shkrimtarit në ditët e fundit.
“Mendoj që ka ikur i lumtur, edhe pse nuk i shkon letërsisë së tij kjo fjalë. Ishte i lumtur që vjet Onufri nxori veprën e tij të plotë, që koicidonte 70 vjet me letërsinë e tij, në ato 7 vëllime herë 1000 faqe, jam i lumtur që kjo vepër madhështore u promovua në panairin e librit në Prishtinë. Ishte një atmosferë që Kadare u ndje shumë mirë.
Ka qenë i dobët fizikisht, kishte dëshirë të dilte, dilte me vështirësi. Dilte te kafja e tij e preferuar, me miqtë e tij. Ishte në Tiranë dhe kanë qenë orët e tij më të bukura në kafene duke biseduar dhe takuar njerëz”, u shpreh botuesi./ZËRI 
Burimi