VD- Goxhara filmoi Kostën që dergjej në tokë pas plagosjes: Nuk hyn dot në familjen time, ke mbajtur nusen peng 4 vite

VD- Goxhara filmoi Kostën që dergjej në tokë pas plagosjes: Nuk hyn dot në familjen time, ke mbajtur nusen peng 4 vite

lorenc kosta i shtire ne trotuar

TIRANË- Kanë dalë pamjet e ngjarjes së rëndë që ndodhi më 19 gusht 2024, në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë, ku efektivi i policisë Erion Goxhara qëlloi me armë zjarri dhe plagosi 45-vjeçarin Lorenc Kosta. Pasi e ka qëlluar Kostën me disa plumba, efektivi Goxhara e ka filmuar atë teksa shihej i gjakosur dhe i shtrirë në tonë.
Sipas pamjeve të siguruara nga JOQ Goxhara shfaqet duke i thënë Kostës: “Kështu e pësojnë të gjithë ata që futen në familjet e të tjerëve” dhe ” ke mbajtur peng nusen katër vjet, ti hash lekët, nuk e ha dot ti djersën e familjes time, nuk hyn dot ti në familjen time”.

Sipas informacioneve paraprake, por edhe sipas dosjes hetimore Goxhara dyshonte se Kosta kishte pasur një lidhje intime me bashkëshorten e tij, çka e çoi në këtë akt të dhunshëm.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:40, kur Kosta po ecte në këmbë dhe u përball me Goxharën, i cili ndaloi makinën dhe e qëlloi me të paktën gjashtë plumba, kryesisht në këmbë dhe në pjesën intime.
Pas aktit, Goxhara u largua nga vendi i ngjarjes dhe u dorëzua në polici dy ditë më vonë. Kosta u transportua në spital dhe ndodhet në gjendje jo të mirë, por jashtë rrezikut për jetën. Policia po vijon hetimet, ndërsa Goxhara është vendosur në burg pa afat, dhe pritet t’i nënshtrohet një vlerësimi të shëndetit mendor.
Burimi