VD- Firma që po punon brenda “Vlora Marina” derdh ujrëat e zeza në det, qytetari denoncon: Po e bën lule, Mane!

VD- Firma që po punon brenda “Vlora Marina” derdh ujrëat e zeza në det, qytetari denoncon: Po e bën lule, Mane!

pamje nga ngjarja

VLORË- Përveç ankesave për çmimet e larta në jug të vendit, duket se qytetarët dhe pushuesit po përballen edhe me një situatë tjetër problematike. Kanalet e ujrave të zeza edhe për këtë vit në Vlorë derdhen ende në det. Ka qenë një qytetar, i cili me anë të një video të publikuar në rrjet ka denoncuar rastin se si po ndotet deti. 
Në pamjet e publikuara duken ujra të zeza të cilat derdhen më një tub të madh në det. Sipas qytetarit firma që po punon brenda “Vlora Marina”po ndot detin në Vlorë. Në video shihet edhe kantieri i punimeve, i cili është i mbushur me ujëra të zeza ndërsa shihet një tub i madh blu i cili merr ujin nga punimet dhe e hedh në det. “Vlora Marina” është një nga projektet që po zhvillohet nga sipërmarrësi Samir Mane, ku qyetari nuk ka nguruar ti bëjë thirrje.
“Po e bën Vlorën lule, Mane. Çfarë bën kështu, të plaçin sytë”, shprehet qytetari.

/ZËRI
Burimi