VD e vrasjes së dyfishtë në Velipojë, një person i zhveshur qëllon me armë dy të rinjtë, njëri shembet në vend
Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha
SHKODËR- Kanë dalë pamjet e kamerave të sigurisë pranë hotel ‘Holiday’ në Velipojë, ku mbrëmjen e të hënës mbetën të vrarë dy persona.
Në pamjet e kamerave të sigurisë publikuar nga Euronews, shihet se mes viktimave dhe disa personave në hotel nis një konflikt fizik, në pjesën e oborrit.
Mës pas, një person i zhveshur, dyshohet njëri prej vëllezërve Frroku, qëllon me pistoletë në drejtim të dy viktimave, njëri mbetet në vend, ndërsa tjetri pak metra më tutje.
Hoxha dhe Ishmi u vranë si pasojë e një konflikti të nisur në muajin qershor, ku Ishmi kanosi me armë zjarri kuzhinierin e hotelit në pronësi të dy vëllezërve Gëzim dhe Edmir Frroku, autor të dyshuar të krimit.
Ishte ora 21:00 e mbrëmjes së të hënës kur një konflikt banal i nisur rreth 2 muaj më parë degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit. Viktimë nga breshëria e plumbave mbetën Arsid Hoxha, 22 vjeç edhe Ersild Ishmi, 33 vjeç. Ndërsa autorë të dyshuar të kësaj vrasjeje të dyfishtë janë dy vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli. Ata ndodhen aktualisht në arrati. Drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sulaj tha në një deklaratë për mediat se shkak për ngjarjen dyshohet se u bë një debat i ndodhur në fund të muajit Qershor në hotelin e vëllezërve Frroku, mes kamarierit dhe kuzhinierit. /ZËRI
Burimi