VD/ Djegia e fabrikës në Bradashesh, dëshmitari: KESH lëshoi rrymë 285 volt, 45 më shumë seç duhet
Deshmitari
ELBASAN- Një zjarr i madh ka përfshirë një punishte që prodhon tuba dhe arka plastike në Bradashesh të Elbasanit mesditën e kësaj të mërkure. Rreth 25-30 punëtorë dhe anëtarë të personelit ndodheshin brenda objektit në momentin kur flakët shpërthyen. Sipas një dëshmitari, ai ka vërejtur zjarrin dhe ka nxituar për të ndihmuar personelin dhe punëtorët dhe sipas tij zjarri kishte ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike. Gjithashtu ai është shprehur se rryma e lëshuar nga KESH ishte 285 volt jo si normale 240.
“Ishte tej mase e rrezikshme qoftë për punëtorët që ishin brenda qoftë për personelin e fabrikës të cilët janë angazhuar të gjithë me forcat e veta para se të vinin zjarrfikëset. Deri në momentin që ka ardhur zjarrfikësja, pastaj kemi bërë të mundur ndihmën e shpejtë, kemi hapur tubat e zjarrfikëses sa më shpejt që zjarri të vihet nën kontroll. Për momentin zjarri është nën kontroll por ka qenë tej mase e rrezikshme. Prodhon arka plasitike dhe ë r kalimin e ujit, tuba plastike. Shkaku i djegies së fabrikës ka ardhur nga shkëndija elektrike, nga tensioni i lartë i cili ka ardhur nga KESH-i prej një rryme prej 285 volt jo si normale që të vij 240. Pjesa që ishte maksimale ishte të shpëtojmë punëtorët, gratë që punojnë aty brenda dhe personelin, të lënduar as nga punëtorët as nga personeli”, tha dëshmitari.
Një zjarr i përmasave të mëdha ka shkrumbuar fabrikën e plastikës në zonën industriale të Bradasheshit, pranë ish-Metalurgjikut në Elbasan. Zjarri ka përfshirë të gjithë godinën, ndërsa shtëllunga të mëdha tymi u përhapën në të gjithë zonën. Fillimisht u dyshua se brenda fabrikës mund të kishte punonjës të bllokuar, por fatmirësisht nuk ka pati të lënduar nga zjarri./ ZËRI
Burimi