
‘Valë’ largimesh! Pas Rrumbullakut, jep dorëheqjen dhe kreu i Drejtorisë së Përgjithshme Detare
Paulin Ndreu
TIRANË-Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Paulin Ndreu ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Bëhet me dije se Paulin Ndreu ka dorëzuar dorëheqjen tre ditë më parë dhe në shkresën shoqëruese, ka theksuar se vendimi vjen për “arsye personale”. Largimi i tij vjen në mes të një skandali të madh që lidhet me trafikimin e qindra ton mbetje toksike nga Shqipëria.
Paulin Ndreu u emërua në detyrë në shtator të vitit 2017 dhe fiks pas 7 vitesh në këtë post sa të rëndësishëm aq edhe strategjik, në ditët e para të shtatorit 2024 ka paraqitur dorëheqjen. Drejtoria e Përgjithshme Detare është një institucioni që ka në varësi Kapiteneritë e Porteve Shqiptare, duke nisur nga Durrësi, Vlora, Saranda dhe Shëngjini.
Deri më tani nuk është bërë e ditur se cili do të jetë pasardhësi i tij dhe vetë nga Ndreu nuk ka një reagim publik. Ky lajm vjen pas dorëheqjes së djeshme të kreut të Përgjithshëm të policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku./ZËRI
Burimi