Vagjush Dako kërkon gjykim të shkurtuar në GJKKO: Nuk kemi më fakte!
Vagjush Dako në SPAK
TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vagjush Dako është paraqitur sërish sot në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në seancën e sotme, Dako, ka kërkuar para togave të zeza në Gjykatën e Posaçme që të gjykohet me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Gjë e cila do t’i ulë kohën e dënimit (nëse dënohet) me 1/3.
E njëjta kërkesë është bërë edhe nga të bashkëpandehurit e tjerë.
“Nuk ka më fakte, kërkojmë gjykimin e shkurtuar,”- u shpreh ish-kryebashkiaku pasi doli nga SPAK, ku qëndroi rreth 30 minuta. Aktualisht, Dako është vendosur në masë sigurie “arrest shtëpie”, pasi është po gjykohet për “shpërdorim detyre” në dy raste.
MOMENTI ME VIDEO:
Për çfarë akuzohet Vangjush Dako?
Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. Rasti i parë ka të bëjë me dhënien e një leje ndërtimi në 2011 për një pallat, në lagjen nr 5, në qendër të Durrësit që u dëmtua nga tërmeti i 2019-ës. Pasi verifikimeve dyshohet se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit.
Rasti i dytë ka të bëje me një kallëzim për tenderin e shëtitores që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dëmi llogaritej në 18 milionë lekë. Gjithsej bashkë me Dakon u lëshuan 10 urdhër arreste, 7 prej të cilave me arrest në burg dhe 3 në arrest shtëpie./ZËRI
Burimi