Ulja e numrit të nxënësve, bojkohet mësimi në Klos, shkak klasat kolektive
KLOS- Zhvillimi i mësimit në klasa kolektive është kthyer në një fenomen të pashmangshëm në vendin tonë, për shkak të numrit të ulët të nxënësve në shkollat 9-vjeçare. Në fshatin Kurdari në Bashkinë e Klosit, që prej ditës së parë të shkollës, familjarët e nxënësve të klasës së parë dhe të katërt kanë bojkutuar mësimin për shkak të bashkimit të këtyre klasave në një kolektive.
Prindërit dhe gjyshërit e fëmijëve u shprehën se do të vazhdojnë të bojktojnë mësimin deri sa nxënësit të ndahen në klasat e tyre përkatëse dhe secili të ketë mësuesin e tij.
Ndërsa ZVA Klos tha se problemi po shqyrtohet dhe për shkak të numrit të ulët të nxënësve është bërë bashkimi i klasave. Por nuk janë vetëm bashkimi i klasave problem në shkollë, por edhe godina, ku sipas prindërve ata janë të shqetësuar për kushtet e saj. Sipas tyre, ajo është lyer vetëm nga jashtë dhe kushtet brenda janë të pafavorshme për nxënësit. /ZËRI
Burimi