U vranë nga…vapa! Flet shqiptari brenda burgut të Koridhalosit: Alfonsin dhe Altinin i qëlloi… (Zbulohet autori)
Alfons Ndoci
GREQI- Një shqiptar i quajtur H. Tz. (incialet sipas mediave greke, nuk është e qartë se cila është gërma e dytë e mbiemrit) ka rrëfyer çfarë ka parë në momentin që ka ndodhur përleshja në burgun e Koridhalosit. Sipas rrëfimit të publikuar nga Protothema, shqiptari tregon se përplasja ka qenë mes 35-vjeçarit shqiptar Alfons Ndoci, i cili humbi edhe jetën dhe një 46-vjeçari nga Kosova.
Ky i fundit, ka plagosur edhe me thikë pas shpine Altin Vokrrin gjithashtu nga Kosova, edhe pse kishin njohje të vjetra bashkë. Për shqiptarin që tregoi se çfarë ndodhi, autori i vrasjes dhe plagosjes brenda në burg është H.J., por nuk e identifikon me identitetin e tij të plotë.
Sipas informacioneve gjithçka ka ndodhur kur zyrtarët e burgut kanë thirrur të burgosurit të hyjnë në qelitë e tyre. Disa ranë dakord dhe disa reaguan për shkak të vapës që ishte krijuar në qeli nga temperaturat e larta. Kështu ka nisur edhe sherri mes tyre që më pas degradoi në përdorimin e një thike, e cila nuk dihet sesi është gjetur brenda ambienteve të burgut./ZËRI
Burimi