U vra me thikë pas sherrit në Astir/ Kush është Amarildo Hoxhallari, në 2015 i bëri atentat mikut të Shullazit
👁12796
pamje nga vendngjarja
TIRANË-Amarildo Hoxhallari mbeti i vrarë pas një konflikti në Astir, ku 25-vjeçari Darmian Keli e qëlloi 4 herë me thikë. Raportohet se 25-vjeçari goditi me thikë Hoxhallarin, pasi dyshohet se i ka ngacmuar partneren. Por Hoxhallari nuk është një person i panjohur.
Në 5 janar të 2015 Amarildo Hoxhallari së bashku me kushëririn e tij Aurel Hoxhallari, i bënë atentat mikut të Emiljano Shullazit, Pajtim Serjani pranë rrugës së Kavajës, ku mbeti i vrarë me arme zjarri shtetasi Arianit Sterjo.
Burimi