U vra me armë zjarri brenda lokalit, e shkuara e errët e Elis Rroshkodolit
Elis Rroshkodoli
SHKODËR- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, në zonën e Zdrales. Viktima u identifikua si 36-vjeçari Elis Rroshkodoli.
36-vjeçari nuk është një emër i panjohur për drejtësinë kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 2023, ai u shpall në kërkim nga autoritetet rumune pasi plagosi një person. Sherri nisi në një qebaptore mes shqiptarit dhe pronarit të një klubi nate. Në atë kohë Rroshkodoli, i cili ishte 35 vjeç, u ngrit nga tavolina dhe me një thikë që ka pasur në dorë ka qëlluar pronarin e lokalit.
Po ashtu 10 vite më parë në 2014, ai u arrestua në Shkodër nga bashkëpunimi mes policisë shqiptare dhe asaj belge. Mbi të rëndonin akuzat si pjesëtar i një grupi kriminal, i cili ishte e specializuar në vjedhje dhe grabitje me dhunë. Në atë kohë Elis Rroshkodolit dhe grupit të tij iu sekuestruan një arsenal armësh dhe sende me vlerë.
Më konkretish, policia shqiptare, sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 150 mijë euro cash, 4 armë automatike, 2 pistoleta 1 pushkë, bizhuteri floriri, 3 makina luksoze dhe 2 motorë.
Autoritete belge kishin nisur hetimet ndaj grupit të tij qe prej vitit 2012. /ZËRI
Burimi